Liria e shprehjes është e drejta themelore e njeriut që na mundëson të gjithëve të kërkojmë standardin më të lartë të arritshëm. Ndryshe nga çdo vit tjetër në historinë e kohëve të fundit, viti 2020 ka treguar sa e rëndësishme është qasja në informacionin e saktë, të besueshëm dhe në kohë, dhe vazhdon të jetë, gjatë një krize globale shëndetësore.
‘Article19’, një organizatë britanike për të drejtat e njeriut, e ka renditur Shqipërinë në vendin e 74 -të për lirinë e shprehjes, nga 162 vende të renditura. Në Raportin e Shprehjes Globale për vitin 2020, i cili mat “gjendjen e lirisë së shprehjes në botë”, Article19 i dha Shqipërisë një vlerësim 61/100, bazuar në 25 tregues.
Rezultati e vendosi Shqipërinë në prag midis kategorive “më pak të kufizuara” dhe “të kufizuara”. Në rajon, vetëm Serbia shënoi më keq, duke u renditur në vendin e 91 -të.
Raporti shqyrtoi si lirinë që gëzojnë gazetarët dhe shoqëria civile, edhe atë të qytetarëve të zakonshëm dhe aftësinë e tyre për t’u shprehur lirshëm, për të marrë pjesë në protesta dhe për t0u kërkuar llogari zyrtarëve të qeverisë.
Më konkretisht, ai analizoi se si COVID-19 u përdor si një justifikim nga udhëheqësit botërorë për të vendosur kufizime në lirinë e shprehjes së njerëzve. Raporti vuri në dukje se Shqipëria ishte pjesë e 1/3 së vendeve të botës, që përdorën pandeminë për të miratuar ligjet e emergjencës, pa kufizime kohore.
Ajo përmendi gjithashtu vrasjen e pronarit të medias, Kastriot Reçi dhe sekuestrimin nga ana e qeverisë së 2 kanaleve të pavarura si motive për vlerësimin.
Shqipëria mori pikë në disa tregues negativë, përfshirë fushatat zyrtare të dezinformimit e zbatimin abuziv të ligjit, duke marrë një rezultat 3/3 për kufizimet e lirisë së medias.
Rasti më i fundit është ai i gazetarit Ergys Gjonçaj i cili u shtri përtokë nga operaconalja policore teksa filmonte një operacion në Tiranë.
/Priza.al/