Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gërnac në Mat, ku është gjetur i vrarë me armë zjarri një 13-vjeçar. I mituri me mbiemrin Keqi u gjet nga Policia në mesnatë, ndërsa mësohet se ai është vrarë aksidentalisht, pasi po luante me shokët, me një armë që e kishin gjetur duke kullotur bagëtië në mal.
I mituri me mbiemrin Keqi u gjet nga Policia i pajetë në mesnatë, ndërsa ngjarja dyshohet të jetë aksidentale. Sipas burimeve, viktima ka qenë bashkë me tre fëmijë të tjerë duke kullotur bagëtitë në mal, ku kanë gjetur një armë zjarri.
Më pas, ata kanë dërguar bagëtitë në stan dhe kanë filluar të luajnë me armën e gjetur, që fatkeqësisht kishte qenë e mbushur. Për pasojë, në lojë e sipër, arma është shkrepur ndërsa plumbi kapi 13-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend. R. Keçi, është vrarë me armë zjarri në afërsi të banesës së tij. Ishte kryeplaku i fshatit ai që ka telefonuar policinë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërsa më shumë detaje mbi këtë ngjarje të rëndë prite të mësohen në minutat në vijim.
/Priza.al/