ITALI– Një 42-vjeçar shqiptar në San Marino i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike është liruar sot nga Gjykata e Apelit.
Gjykatësi e ka konsideruar të paligjshëm arrestimin e tij në mungesë të provave dhe këtë gjë e kanë vërtetuar 2 avokatët e tij Enrico Carattoni dhe Marco Berardi.
Megjithatë 42-vjeçarit shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë publik, i është ndaluar kategorikisht qëndrimi në San Marino sipas vendimit të gjykatës.
/Priza.al/