Italia lehtëson masat për udhëtarët shqiptarë, hyn në fuqi minikarantina 5 ditore!

Vera në kohën e një pandemie Covid përfshin në mënyrë të pashmangshme vendime që duhen marrë drejt vendeve të huaja, nga karantina tek kalimi me Pasaportën e Gjelbër, nga të cilët mbërrijnë turistët dhe ku shkojnë italianët,  të cilat njëkohwsisht nga ana e tyre aplikojnë rregullat anti -Covid. Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka nënshkruar një urdhër i cili parashikon se “certifikatat e vaksinimit dhe shërimit nga Britania e Madhe mund të përdoren për qëllimet e kalimit në territorin italian“. Gjithashtu është konfirmuar mini karantina 5-ditore nga Britania e Madhe.

Sa i përket karantinës për vendet jo-evropiane, izolimi 10-ditor konfirmohet, me përjashtim të atyre në listën e rekomanduar nga BE për të cilat karantina zvogëlohet në 5 ditë

Në rregullat e publikuara, vihet re se vende që nuk janë pjesë në Bashkimin Evropian, por që nuk bëjnë pjesë në vendet e riskut të lartë të rrezikshmërisë, si Shqipëria apo Kosova, do të lejohen të futen në Itali, duke respektuar një mini karantinë 5 ditore. Udhëtarët duhet të prezantojnë përpara fluturimeve me avion, apo lundrimeve me anije, një tampon negativ i bërë jo më shumë se 72 orë para nisjes.

Kushti i dytë është plotësimi i formularit PFL, për të shpjeguar arsyen e udhëtimit drejt Italisë.

Ky afat është reduktuar në 48 orë për udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe apo Irlanda e Veriut. E detyrueshme do të jetë karantina 5 ditore për udhëtarët që vijnë nga Shqipëria. Për fëmijët deri në moshën 6 vjeç nuk është e detyrueshëm kryerja e tamponit molekular o antigjenik.

Udhëtimi në territorin italian me makinë private për një periudhë më shumë se 36 orë nuk e bën të detyrueshme minikarantinimi 5 ditor, shkruajnë mediat italiane.

/Burimi: quotidiano.net/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *