Vatrat e zjarrit në vend, KLSH zbret në terren! Kontrolle strukturave dhe verifikim i tenderave nëse i kanë blerë pajisjet

Për shkak të situatës serioze me zjarret e shumta në vend, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur kontrollin në terren, ndaj strukturave që menaxhojnë shuarjen e zjarreve.

Me urdhër të kryetarit Arben Shehu, kontrollet kanë nisur në të gjitha hallkat e strukturave të reagimit kundër zjarrit. Inspektorët e KLSH kanë zbritur në të gjitha qytetet problematike përfshirë Vlorën dhe Fierin ku situata paraqitet më e rëndë. Mësohet se kontrolli do të verifikoj menaxhimin që po bëhet për procesin e shuarjes së zjarreve, duke nisur që përdorimi i pajisjeve si dhe anën organizative.

KLSH gjithashtu do të verifikoj tenderimet për pajisjet e zjarrfikësve si dhe hallkave të tjera të emergjencave civile, nëse përputhen fizikisht me ato që janë blerë si dhe mungesën e tyre gjatë operacioneve. Nëse do të hasen shkelje përgjatë kësaj situate, do të ketë referime përkatëse në prokurori.

Aktualisht sipërfaqe të tëra janë duke u djegur në pika të ndryshme, ndërsa më problematike paraqitet situata në Karaburun ku zjarri po i afrohet parkut të Llogarasë si dhe vëndhedhja e mbeturinave në Fier.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *