Mëngjesin e kësaj të premteje është zhvilluar një aksion policor në Rrëshen ku sipas burimeve zyrtare nga policia janë shoqëruar disa persona.
Sipas burimeve, aksioni i zhvilluar nga policia e Lezhës në bashkëpunim me policinë e Tiranës për të goditur kultivimin e kanabisit por edhe aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Ende nuk jepen detaje në lidhje me identitetet e personave të shoqëruar por ajo që dihet është se operacioni i zhvilluar në Lezhë është në zhvillim.
/Priza.al/