Përmes fotografive të fundit, Aurela Hoxha konfirmon së është bërë nënë për herë të parë

Ka disa kohë që përflitet se modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha është bërë nënë për herë të parë. Lajmi u konfirmua nga ajo vet mbrëmjen e kaluar kur vendosi të publikojë disa fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Mes shumë fotografive, Aurela publikoi edhe një imazh ku shfaqej duke mbajtur në krah beben e saj dhe një tjetër duke i dhënë gji.

“Më të mirat nga këto ditë”, shkroi modelja e njohur në mbishkrimin e fotografisë, e cila duket se në këtë kohë po shijon ditët më të mira të mëmësisë.

Ndërkohë, në hapësirën për komente ajo ka marrë urime të shumta nga ndjekësit, përfshirë një numër i madh i VIP-ave shqiptarë.

Aurela prej disa kohësh është zhvendosur për të jetuar në Barcelonë pas martesës sekrete me një biznesmen të njohur spanjoll.

 

 

 

 

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *