Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Sipas mediave greke, një i ri shqiptar ka vrarë me thikë gruan e tij brenda shtëpisë së tyre në Athinë.
Pas krimit të rëndë, ai ka shkuar vetë në polici dhe ka rrëfyer atë që ka bërë. I riu i ka thënë autoriteteve se e ka kryer vrasjen pasi ishte shumë xheloz për të.
Pas rrëfimit, policia shkoi në apartamentin e katit të tretë, ku jetonte çifti. Ata kanë gjetur vajzën të vdekur në shtrat, të mbuluar nga një pellg i madh gjaku.
Shqiptari është arrestuar dhe pritet të dalë para drejtësisë.
/Priza.al/