Zbuloi terapinë anti-Covid, shëroi të gjithë pacientët, por doktori italian u gjet i vdekur! Prokuroria nis hetimet!

Para disa ditësh, lajmi i vdekjes së doktorit italian Giuseppe de Donno, i cili zbuloi një terapi kurative për pacientët e sëmurë me koronavirus, bëri bujë në të gjitha mediet botërore. Dyshimet e para ishin se mjeku ishte vetëvrarë, pasi u margjinalizua dhe nga mjek kryesor e zhvendosën në mjek të përgjithshëm, për shkak të kurës së tij e cila provokoi diskutime të shumta. Pavarësisht se shpëtoi 58 pacientë nga 58, terapia e tij nuk u pranua zyrtarisht.

Prokurori i Mantovës po heton në lidhje me vdekjen e Giuseppe De Donno, ish-kreut të pneumologjisë në spitalin Carlo Poma dhe zbuluesi i terapisë anti-Covid me plazmë hiperimune. Ndër aktet e urdhëruara nga prokurori është edhe autopsia në trupin e mjekut, e cila do të kryhet në morgun e spitalit të Mantovës.

Qëllimi i hetuesve është të kuptojnë nëse dikush mund të ketë vrarë ish-primarin, i cili më 5 korrik kishte filluar aktivitetin e tij të ri si mjek i përgjithshëm pas largimit nga spitali. A ja mori ai jetën vetes, pa lënë asnjë mesazh? Momentalisht të dhënat të çojnë drejt kësaj piste.

De Donno dyshohet se kreu vetëvrasje duke e varur veten dhe u gjet të martën e kaluar nga anëtarët e familjes në shtëpinë e tij në Eremo të Curtatone. Karabinierët dhe magjistrati dëgjuan anëtarët e familjes, gruan dhe dy fëmijët, ndërsa celularët dhe kompjuteri i mjekut u sekuestruan. Funerali nuk do të mbahet deri javën e ardhshme.

De Donno, në muajt kaotikë të pandemisë së vitit të kaluar, ishte bërë simboli i luftës kundër virusit të përballuar me terapinë e plazmës, duke marrë gjak nga të infektuarit dhe më pas të shëruar, dhe mbas trajtimit të posaçëm në laborator, plazma i bëhej transfuzion tek të sëmurët.

Beteja e tij për të imponuar terapinë kishte ngjallur shumë polemika, duke ndarë opinionin publik në mediat sociale midis atyre që ishin pro dhe atyre që ishin kundër. De Donno ishte shumë aktiv deri para disa muajsh në ‘Facebook’, ku edhe me profile të rreme ai diskutonte me veten efikasitetin e plazmës hiperimune.

Por disa kohë më parë, megjithatë, ai kishte hequr dorë kur kuptoi se shumë nga ndjekësit e tij ishin kundër vaksinimit.

Në mediat sociale, vdekja e tij, përveç ngjalljes së pikëllimit dhe emocioneve, gjithashtu shkaktoi një përzierje teorish konspirative. Mbi të gjitha, në vendimin e tij të papritur për të dhënë dorëheqjen si kreu i spitalit dhe për të vazhduar karrierën e një mjeku të familjes.

De Donno kurrë nuk e kishte lidhur atë publikisht me zhgënjimin e terapisë plazmatike hiperimune të gjykuar si joefektive. Gjithsesi kjo ndalesë, nga ana tjetër, kishte sjellë përsëri fantazmat e një shqetësimi të vjetër psikologjik që deri më tani ishte mbajtur nën kontroll. Paradoksalisht, urgjenca Covid me nevojën për të qëndruar në repart deri në 18 orë pranë pacientëve pati një efekt pozitiv në De Donno, i cili u zhduk pasi urgjenca në spital u zbeh.

/Burimi: Ansa.it/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *