Abuzim me tenderat/ KLSH kallëzon në SPAK 5 funksionarë të Ministrisë së Brendshme: Rritën kostot e ndërtimit të godinave!

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, 5 funksionarë të Ministrisë së Brendshme duke i akuzuar për abuzime me tendera. KLSH i akuzon zyrtarët, emrat e të cilëve nuk janë bërë me dije, se kanë abuzuar me tenderat për rikontruksion dhe ndërtimin e disa godinave. Duke përmendur: Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, Komisariatin e Policisë Pogradec, Komisariatin e Policisë Mirditë.

Sipas njoftimit të bërë nga KLSH-ja, nga procesi i auditimit kas pasur mospërputhje dhe devijime ligjore, duke cënuar barazinë e pjesëmarrësve në procedurat e garave, madje disa herë ëshët rritur në mënyrë të paargumentuar kostoja e ndërhyrjeve.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në lidhje me këto shkelje ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kallëzim penal ndaj 5 funksionarëve të Ministrisë së Brendshme, përgjegjës për vlerësimin e ofertave në procedurën e prokurimit me objekt “Studim, Projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit” për veprën penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal,”-shkruhet ndër të tjera në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ushtroi auditim financiar dhe përputhshmërie në Ministrinë e Brendshme, duke i kushtuar vëmendje të posaçme çështjeve që lidhen me aktivitetin ekonomiko-financiar të saj për vitet 2018, 2019 dhe 2020.

Nga procesi i auditimit kanë rezultuar mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cenuar barazinë e pjesëmarrësve dhe operatorëve ekonomik në këtë procedurë dhe njëkohësisht rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit me objekt “Studim, Projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit”, ku përfshihen Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë, Komisariati i Policisë Pogradec, Komisariati i Policisë Mirditë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në lidhje me këto shkelje ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kallëzim penal ndaj 5 funksionarëve të Ministrisë së Brendshme, përgjegjës për vlerësimin e ofertave në procedurën e prokurimit me objekt “Studim, Projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit” për veprën penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *