Ja cilat janë shenjat e horoskopit që bëjnë më shumë para

Astrologia e njohur Meri Shehu ka zbuluar cilat janë shenjat astrologjike që kanë më shumë mundësi të bëjnë para, dhe që kanë aftësinë të rrezikojnë më shumë. Shenja që kryeson këtë listë është Akrepi, i ndjekur nga Demi, Dashi dhe Luani.

“Një nga shenjat e privilegjuara që bëjnë shumë para janë Akrepët. Të bërit para e shikojnë si mënyrë ekzistence, jo si mënyrë shijimi, as ekspozimi, as si mënyrë biznesi. E shohin që kjo duhet të ndodhë, sepse po nuk ndodhi, unë nuk ekzistoj. Prandaj janë njerëzit që bëjnë para me shumicë, tentojnë të bëjnë kompani dhe shoqëri të fuqishme, por edhe në çdo punë që bëjnë, janë perfeksionistë, kështu që marrin gjithmonë atë shpërblimin ekonomik. Nuk bëjnë punë të sipërfaqshme, për shembull mund të jenë mjekë shumë të kujdesshëm, drejtorë shumë të rëndësishëm. Janë njerëz që arrijnë një lloj tendence të fuqishme.

Përveç tyre janë Demët. Unë mendoj që Akrepët e marrin frymëzimin nga Demët për t’u shëndoshur më shumë sesa duhet, sepse e krijojnë atë bazën e vet, por marrin fryrje edhe nga Demët. Demët krijojnë para, por nuk janë kaq të shquar sa Akrepët. Merren me toka, me banka, me art, me gatim, por gjithsesi krijojnë bazën e tyre ushqimore dhe monetare.

Të fortë janë dhe Dashët, ku me ngjyrat, shpërthimin dhe me natyrën e vet ekspresive dhe kavaliere e kanë shumë të nevojshëm ekspozimin ekonomik. Në kuptimin që unë kam para për t’i treguar.

Luani është një nga shenjat më dominante, potente, që bie në sy dhe pëlqen të blejë gjëra të shtrenjta. Për shembull, Luani nuk kënaqet me një gjë të mesme ose me një jetë mesatare. Nëse do shkonte të blinte diçka, ajo do ishte patjetër firmato, me shumë vlera etj. Janë edhe shenjat e tjera inteligjente, Ujori dhe Peshorja që bëjnë para patjetër”, tha Meri Shehu në emisionin “Rudina” në Tv Klan.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *