Një aksident me pasojë humbjen e jetës së një personi ka ndodhur në rrugën e Fikasit në Mullet të Tiranës. Automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri i cili udhëtonte në mjet, kurse drejtuesi i tij e ka braktisur dhe është larguar.
Sipas raportimeve paraprake, automjeti i shtetasit L.R., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe nga kjo goditje brutale ka humbur jetën në vend shtetasi O.S.
NJOFTIMI NGA POLICIA
“Tiranë/Informacion paraprak
Në rrugën e Fikasit, Mullet, shtetasi L. R., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, dhe më pas është larguar, duke braktisur mjetin. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën gjatë dërgimit për spital pasagjeri në mjet shtetasi O. S.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit”.
/Priza.al/