VIDEO/ Ksamili pushtohet nga flakët, kodra përballë detit ‘shkrumbohet’ nga zjarri. Rrezikohen edhe banesa  

Ajo që pamë ditët e fundit të ndodhte në disa zona bregdetare të Antalias në Turqi, duket se po ndodh edhe në Jug të Shqipërisë, pikërisht në qytezën e Ksamilit.

Kodra përballë detit në Ksamil është mbuluar nga flakët dhe prej disa orësh aty po shkrumbohet gjithçka. Nga pamjet e siguruara nga media të ndryshme, shihen flakë të shumta që kanë mbuluar të gjithë kodrën, duke djegur kështu pemë dhe shkurre.

Situata del jashtë kontrollit në Ksamil, vatra e zjarrit shumë pranë banesave - Top Channel

Flakët po përhapen në afërsi të banesave, për shkak të erës së fortë që po i favorizon ato.

Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e para nga Saranda dhe Delvina, dhe kanë nisur punën për shuarjen e zjarrit.

Ende nuk dihet nëse kjo vatër zjarri ka qenë e qëllimshme ose jo, por mendohet se zjarri gjithsesi ka pasur faktorin njeri.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *