“Çfarë po ndodh në Shqipëri?”,- kjo ka qenë pyetja që kanë ngritur mediat e shtetit fqinj, Greqisë, teksa transmetonin pamjet e marra nga ishulli i Korfuzit që tregonin zjarret e mëdha në Ksamil.
Kështu pra zjarri i rënë mbrëmjen e sotme në Ksamil ka marrë vëmendjen edhe të mediave greke.
Në një video të publikuar nga “ProtoThema”, duket se flakët shihen që nga ishulli i Korfuzit. Vatra e zjarrit u shfaq sot teksa kodra mbi Ksamil vijon të digjet.
Ndërkohë që në vendngjarje prej orësh po punohet për shuarjen e zjarreve nga zjarrfikëset. Ende nuk dihet nëse kjo vatër zjarri ka qenë e qëllimshme ose jo.
/Priza.al/