Këtë të shtunë, në GJKKO është zhvilluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj pronarit të kompanisë Alba Exotic Fruit Eduart Dautin dhe administratorit Bajron Gumeni, ky i fundit i arrestuar për sasinë 11 kg e 675 gram të kapura në kontejnerët e kompanisë më 13 korrik. Gumeni u la në burg nga GJKKO ndërsa Dauti është ende në kërkim.
Behet me dije së pala mbrojtëse nuk ka pranuar akuzat ndërsa gjatë seancës ka pasur edhe debate në lidhje me trensferimin e çëshjes nga Durrësi, e cila shpalli moskompetencë dhe e kaloi në SPAK. Trupa e GJKKO ka vendosur që hetimet të ndiqen nga SPAK për shkak se ka dyshime dhe prova të besueshme që kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal.
Kjo ishtë hera e tretë brenda një muaji që zbulohet drogë e fshehur brenda kamionëve me bananeve të ‘Alba Exotic Fruit’, kompani nën pronësinë e Eduart Dautit dhe Barjon Gumenit. Më 19 gusht 2019 kontejnerët mbërritën nga Ekuadori, tranzit në portin e Pireut në Greqi dhe në këtë moment nisi operacioni ku u zbuluan dhe u sekuestruan 137 kg, që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet, kokainë nën koordinimin e DEA dhe autoriteteve greke të cilët më pas njoftuan edhe palën shqiptare.
Për kapjen e 11 kg e 650 gramëve 10 ditë më parë Barjon Gumeni është lënë në burg më 16 korrik nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ndërkohë që Prokuroria e Durrësit shpalli moskopetencë për çështjen. Gumeni nuk ka pranuar akuzat, duke mohuar përfshirjen e tij në trafikun e drogës, ndërsa ka thënë se nuk ka patur dijeni për sasinë e kokainës që u gjet në kontejner. Ai është edhe aksioner në kompani, ku zotëron 10% të aksioneve, ndërsa 90% janë në zotërim të Eduart Dautit, i cili është shpallur në kërkim.
Kompania ‘Alba Exotic Fruit’ rezulton e përmendur edhe më parë në ‘histori’ me trafik droge, pasi në total i janë kapur 4 herë kokainë, fillimisht në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet. Për kokainën e ngarkuar në kontejnerët e ‘Alba Exotic Fruit’ në 2019 u arrestuan Altin Myslihaka dhe Ardian Begaj dhe u shpall në kërkim Gentian Malindi.
/Priza.al/