Emërimet e VIP-ave shqiptarë në administratën publike nuk janë më çudi. Këngëtarja shqiptare, Zajmina Vasjari së fundmi ka marrë një post pune në UKT.
Në dokumentin e bërë publik, ajo figuron e punësuar si specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut. Këngëtarja është emëruar në këtë detyrë prej datës 10 qershor, ndërsa vendimin mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi.
Sic mund t’a shihni edhe në dokumentin zyrtar, këngëtarja e njohur për jetën luksoze, bizneset e shumta bashkë me bashkëshortin, tani ka dhe një post në shtet.
/Priza.al/