E ndërsa bota përballet me temperatura të nxehta ekstreme, Brazili po shijon dëborën, që ka ngjitur mbi gjithçka tashmë. Një ngjarje jashtëzakonisht e rrallë për vendin tropikal. Falë një vale të fortë të ftohtë, bora ose shiu i ftohtë ra në të paktën 43 qytete të Brazilit të mërkurën dhe të enjten, sipas shërbimit të motit Climatempo.
Qytetarët kanë nxjerrë xhupat, palltot e shallet për shkak të të ftohtit ekstrem e të pazakontë. Ata prej dekadash nuk e kishin parë këtë fenomen. “Unë jam 62 vjeç dhe nuk e kisha parë kurrë borën, e dini? Të shohësh bukurinë e natyrës është diçka e papërshkrueshme,” tha një shofer kamioni në Cambara do Sul, një komunë e shtetit Rio Grande do Sul, për rrjetin TV Globo.
Pritet që temperaturat të vazhdojnë të bien, me mundësi për më shumë borë. Instituti meteorologjik i qeverisë braziliane thotë se temperaturat e ulëta duhet të qëndrojnë deri në fillim të gushtit. Mund të ketë ngrica në shtetet Mato Grosso do Sul, Sao Paulo, Minas Gerais dhe Goias deri të Premten.
Dëbora ka arritur në disa zona deri në 30 cm, ndërsa 33 bashki të Brazilit, në shtetin e Rio Do Sul janë në kushtet e dëborës. Disa brazilianë kanë postuar në Twitter reagimin e tyre mbi fenomenin e dimrit, duke thënë se reshjet e dëborës sollën “pushim intensiv të ftohtë të ajrit” dhe breshër.
In southern Brazil, snow fell in 13 cities, in some areas there was hail, on the street down to -8.❄️❄️❄️
It looks beautiful, but the death of coffee plantations from frosts will lead to an increase in world coffee prices. ☕? pic.twitter.com/HrbvWPQKuD
— Kilroy_Nikolay (@KilroyNikolay) July 29, 2021
Qytetarët, ata më të vjetrit, thonë se në mbi 60 vite jetë, kurrë nuk kishin përjetuar kaq shumë borë në muajin korrik. Dëbora po shoqërohet edhe me erëra të forta, duke e bërë të ftohtin edhe më të acartë, me temperaturë -5 deri në -8 gradë celsius gjatë mbrëmjes.
/Burimi: UsaToday/ përshtati në shqip Priza.al/