Të paktën katër persona kanë humbur jetën në jug të Turqisë për shkak të zjarreve që prej 4 ditësh kanë pushuar rajonet jugore.
Pamjet e publikuara në mediat turke, në zonën turistike të Bodrumit i ngjajen atyre apokaliptike. Në video duken flakët që kërcënojnë shtëpitë e pushimeve pranë qytetit të Bodrumit, ku ka pasur edhe evakuime të turistëve.
Zjarret kanë goditur me tepër rajonet Manavgat dhe Akseki në provincën Antalia, ku një 82-vjeçar dhe një çift i martuar vdiqën. Më shumë se 50 njerëz u shtruan në spital dhe të paktën 25 fshatra u evakuuan.
/Priza.al/