Një gazetar i NBC ka shkruar në twitter se Departamenti i huaj në zonën Autonome ka deklaruar se qeverisë shqiptare i janë dorëzuar disa familje shqiptare. Një njoftim të tillë gazetari e shoqëron dhe me foton e 5 grave që kanë tre fëmijë në krah.
Pesë gra dhe tre fëmijë shqiptarë që qëndronin në kampin e ISIS-is u janë dorëzuar autoriteteve shqiptare. Lajmi është bërë me dije ditën e sotme nga një gazetar i NBC, i cili ka postuar në rrjetin social ‘Twitter’ foton e 5 grave dhe tre fëmijëve të cilët do të riatdhesohen nga kampi Roj në vendin tonë.
Ndërkohë që fytyrat e grave janë të mbuluara për arsye që gazetari nuk i ka bërë me dije, është treguar i kujdesshëm që të mos publikojë as emrat e tyre shqiptarë për t’u bërë me dije rikthimin e tyre familjeve në atdhe. Ndërkohë që as ministria e Jashtme, nuk ka dhënë asnjë detaj se çfarë po ndodh me shtetasit shqiptarë në Siri që prej riatdhesimeve të fundit.
#BREAKING Foreign department at the Autonomous Administration announced that they deliver some ISIS families to Albanian Government
Picture of some Albanian women and children at Roj camp #ISIS #Syria #Roj_camp #AANES pic.twitter.com/YYxnlh7wL7
— Mahmoud (@Mahmodshikhibra) July 31, 2021