Sicilia digjet në dy fronte të ndryshme. Era e fortë e nxehtë dhe temperaturat shumë të larta nxisin flakët. Zona më e prekur nga zjarret është ajo e Catania. Retë e tymit me përmasa të mëdha ndikojnë në pjesë të mëdha të territorit. Disa rrugë janë mbyllur për qarkullim sepse janë të pakalueshme.
Një zjarr tjetër shkatërroi bregdetin Plaia. Disa ekipe të zjarrfikësve po punojnë për të shuar flakët, së bashku me Mbrojtjen Civile dhe trupat pyjore, dhe përforcimet po mbërrijnë nga komandat e tjera në Rajon. Kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile, Salvo Cocina, thirri të gjithë stafin dhe la pushimet për shkak të urgjencës.
Mbrëmjen e djeshme ka shpërthyer gjithashtu një zjarr i madh në zonën e arbëreshëve, Piana degli Albanesi, në Strasatto.
Ansa bën me dije se nga zona e arbëreshëve janë evakuuar 100 banorë me ndihmën e zjarrëfikësve. “Ky është një zjarr unik. Ne jemi organizuar masivisht dhe disa punëtorë u plagosën gjatë shuarjes së flakëve”, thonë punonjësit, ndërsa ka ndërhyrje të tjera ajrore në zonën përreth.
Shërbimet e zjarrit dhe pyjeve shuan zjarret që kërcënojnë tre fshatra në ishullin italian të Sicilisë, Piana degli Albanesi, Strasatto Altofonte dhe San Giuseppe Jato. Siçilia Lindore po digjet gjithashtu, në Catania një zjarr i madh ka rënë në periferi të qytetit, midis Fossa della creta dhe Palermos. Flakët janë përhapur shumë dhe trafiku është bllokuar si masë paraprake.
Më shumë se 160 vatra zjarri kan pushtuar ishullin e Sicilisë në Itali, që prej pasditës së të pemtes, 30 korrik. Sipas televizionit publik italian, Rai, pjesa më e madhe e zjarreve janë të qëllimshme.
Në zonën e Katanias, operacionet e shuarjes së zjarrit kanë kaluar 170. Megjithatë, ka ende vatra aktive zjarri jashtë qyteteve Enna dhe Noto, në zonën e Messina dhe në Sirakuzë.
“Dëmi është i pallogaritshëm“, raportuan mediat italiane. Guvernatori sicilian Nelo Mouzoumetsi tha se “zjarrvënësit tani e tutje duhet të dënohen me burgim të përjetshëm”.
Vetëm në qytetin e Katanias, 16 zjarre kanë shpërthyer në 24 orët e fundit dhe pothuajse 200 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Zjarri shkatërroi gjithashtu objekte të njohura bregdetare. Në total, në Italinë e Poshtme (kryesisht në Sicili dhe Puglia), që dje zjarrfikësit kanë kryer 800 operacione për shuarjen e zjarreve.
/Burimi: Ansa.it/ përshtati në shqip Priza.al/