Ditën e sotme 5 gra dhe 14 fëmijë kanë mbërritur në Shqipëri, pasi kishin shumë vite që jetonin në kampin famëkeq në Siri.
Qeveria shqiptare u kishte vënë në dispozicion një charter me të cilin u nisën nga Bejruti dhe zbarkuan sot në aeroportin ‘Nënë Tereza’.
Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që i priti bashkë me ministrin e brendshëm Bledi Cuci.
/Priza.al/