VLORË- Prej më shumë se 10 ditësh qyteti i Vlorës është pushtuar nga flakët dhe tymi dhe më në fund ditën e sotme është dërguar një helikopter për të shuar zjarret. Nuk ka ende informacion se në cilën prej vatrave është drejtuar.
Pamjet nga Vlora kanë qenë vërtetë apokaliptike dhe kanë qenë qytetarët ata të cilët janë përpjekur të shuajnë zjarret masive.
Ndërkohë nga ana e autoriteteve nuk ka patur asnjë reagim gjatë këtyre 10 ditëve, madje kanë fikur telefonat për gazetarët.
/Priza.al/