Policia e Fierit vë në pranga 4 shtetas për vepra penale të ndryshme brenda 24 orëve

FIER– Policia e Fierit ka arrestuar 4 shtetas për vepra të ndryshme penale gjatë 24 orëve të fundit.

Në pranga është vënë 30 vjeçari me inicialet E.H për ushtrim dhune dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Në flagrancë u arrestua edhe 18-vjeçari Xhesildo Dule, pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ai unkap nga forcat speciale “Shqiponja”, ndërkohë iu gjetën edhe 5 gram kanabis attiva.

Njoftimi i plotë:

Vihen në prangat e Policisë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. D., 18 vjeç, banues në Povelçë, Fier, pasi është kapur nga Forca e Posaçme “Shqiponja” duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 5 doza cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 31 vjeç, banues në Fier(i dënuar më parë për vjedhje), pasi është kapur duke vjedhur sende të vendosura nga Bashkia në plazhin e Darëzezës.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. H., 41 vjeç, banues në Roskovec, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *