Talebanët vijojnë pa reshtur sulmet e tyre ndaj forcave qeveritare, pas tërheqjes së trupave amerikane dhe atyre të NATO.
Pasi kanë marrë kontrollin e pothuajse pjesës më të madhe të territorit dhe kanë ekzekutuar këdo që i ka dalë përpara, talebanët kanë sulmuar së fundmi dhe aeroportin e Kandaharit.
3 raketa janë lëshuar në drejtim të këtij objekti të rëndësishëm në Afganistan mëngjesin e së dielës duke shkaktuar ndërprerjen e fluturimeve. 2 nga mjetet shpërthyese ranë në pistë.
Prej disa muajsh çështja e menaxhimit të aeroporteve të Afganistanit është bërë një objekt debati për shkak të rëndësisë që kanë në rajon.
Turqia ka shprehur gatishmërinë të marrë kontrollin e menaxhimit të aeroportit të Kabulit, por më pas ka kërkuar dhe mbështetjen e SHBA me logjistikë dhe financa. Nga ana tjetër, talebanët i kanë bërë thirrje autoriteteve turke që të tërhiqen nga ky plan.
Sipas BBC, në zonat e luftimeve ekziston rreziku i krizave humanitare. Luftime të ashpra po zhvillohen edhe në Herat dhe Lashkar Gah.
/Burimi: BBC/