GREQI– Greqia vazhdon të jetë ‘nën shenjestrën’ e tërmeteve,ku ditën e sotme është raportuar një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter në Nisyros.
Epiqendra mësohet të ketë qenë 22 km në jug-perëndim të Nisyros-it dhe nuk ka pasur të lënduar apo dëme të mëdha.
Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinë, e ka raportuar si një tërmet të “fortë” këtë të sotmin, i cili është pasuar edhe nga dy lëkundje tjera me 4.7 dhe 4.1 të shkallës Rihter.
Presidenti i Institutit ka shpjeguar se ky është një defekt nënujor që prej dy muajsh, ndaj tërmetet midis Nisyros dhe Tilos janë akoma aktiv.
Gjithashtu theksoi se është e rëndësishme që organet vendore dhe qendrore të jenë të përgatitura për ndërhyrje të menjëhershme në raste ekstreme.
/Priza.al/