E turpshme! Flakët po djegin Shqipërinë, vendi i NATO-s nuk ka një helikopter zjarrfikës. Ministri Peleshi angazhon trupat sa për… foto  

Prej rreth 1 jave vatra të shumta zjarri kanë përfshirë gjithë territorin e vendit tonë duke djegur dhe ata pak hektarë me pyje dhe shkurre që kanë mbetur pa u prerë.

Pas Fierit dhe Vlorës, vatra të shumta janë shfaqur dy ditët e fundit edhe në Përmet, Kurbin, Ksamil, Tiranë dhe zona të tjera të vendit.

Por ajo që është vënë re është se autoritetet vendore janë angazhuar shumë pak, për të mos thënë aspak për vënien e situatës në kontroll, ku përveç mungesës së mjeteve teknike, ajo që është vënë re është edhe mosprofesionalizmi.

May be an image of standing, fire and outdoors

Por jo vetëm forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse, por as Ushtria Shqiptare nuk është thirrur në alarm për të përballuar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë popullsisë civile, në një kohë që vetëm disa toga ushtarësh janë urdhëruar nga shefat e tyre të prishin gjumin në kazerma dhe të shkojnë për fikjen e sjarreve në Orikum e Karaburun.

Ndërkohë është vënë re se edhe baza teknike dhe mjetet ajrore mungojnë, për një vend që është anëtar i NATO-s dhe që çdo verë prej shumë vitesh po përballet me këtë luftë.

May be an image of standing, fire and outdoors

Vetëm sot u pa të shfaqej një helikopter i Forcave Ajrore në Vlorë që bëri disa fluturime për të hedhur disa kova ujë, në një kohë që e gjithë flota ajrore e helikopterëve të tjerë është me defekt dhe qëndron në hangarë.

Por edhe këtë situatë autoritetet e kanë shfrytëzuar si gjithmonë për propagandë dhe show duke publikuar foto, sikur ushtria dhe institucionet po bëjnë “namin” dhe se zjarret janë drejt shuarjes.

May be an image of 1 person and nature

Vetë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka nxituar të reagojë në lidhje me situatën në disa qarqe për shkak të zjarreve.

Përmes një mesazhi nga rrjetet sociale, Peleshi thekson se, të gjitha vatrat serioze të zjarreve janë neutralizuar. Sipas tij, sfidë ngelet Karaburuni.

May be an image of boots and outdoors

“Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë vënë në kontroll ose neutralizuar pothuaj të gjitha situatat serioze të zjarrit, sfidë vazhdon të ngelet Karaburuni, ku është përqendruar edhe puna më e madhe e Forcave të Armatosura.

Falenderoj të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të mbrojtjes civile për angazhimin dhe sakrificën e treguar në këto ditë të nxehta, na bëni të gjithëve krenarë!”,- shkruan Peleshi.

May be an image of 1 person, standing, tree and outdoors

May be an image of 4 people, people standing, tree and outdoors

May be an image of standing, tree and outdoors

May be an image of fire and outdoors

May be an image of body of water

May be an image of 1 person, aircraft and sky

May be an image of standing, tree and nature

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *