Kalo në një kalvar gjyqesh dhe betejash mediatike, por duket se atë që i ndodhi për një kapriçio politike në Shqipëri, ai po e kthen në favorin e tij.
Është fjala për biznesmenin italian Francesco Beccheti, i cili ka mbushur ambiente të shumta të Romës me slogane ku shkruhet, “Unë fitova, tani është radha ime të flas”, me anë të të cilëve promovon fitoren ndaj kryeministrit Edi Rama.
Përmes posterave, Becchetti fton të gjithë italianët që të klikojnë në faqen parloio.it për të lexuar të gjithë historinë e betejës që nisi mes tij dhe kryeminitrit Rama.
Becchetti ka fituar në gjykatën e Arbitrazhit gjyqin ndaj qeverisë shqiptare dhe kjo e fundit ka detyrimin për t’i paguar atij plot 110 milionë euro, nga taksat e shqiptarëve.
/Priza.al/