Tragjedi në Pogradec/ Nëna e re 24-vjeçare i jep fund jetës duke u vetëvarur  

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e  së dielës në fshatin Losnik të Pogradecit.

Një nënë e re vetëm 24-vjeçare është vetëvarur në banesën e saj dhe mendohet paraprakisht se shkak mund të ketë qenë depresioni.

Sipas policisë, R.D., nënë e një fëmije të mitur, është gjetur e vetëvarur në banesë nga prindërit, të cilët kishte shkuar për t’i vizituar.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, ndërsa trupi është transportuar në morgun e Pogradecit.

Njoftimi i policisë:

“Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 01.08.2021, në mbrëmje, në fshatin Losnik, Pogradec, në banesë, është gjetur e vetëvarur shtetasja R. D., rreth 24 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *