Tërmeti shkund Kosovën/ Lëkundjet sizmike ndjehen në kufirin me Serbinë, ja sa ishte magnituda…  

Jo vetëm në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, por lëkundje tërmeti janë regjistruar tashmë edhe në Kosovë. Tërmeti u regjistrua rreth orës 21:07 të mbrëmjes së djeshme, me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, në kufirin Kosovë- Serbi-Maqedoni e Veriut.

Sipas European-Mediterranean Seismological Centre, epiqendra e tërmetit ka qenë 27 kilometra në veriperëndim të Shkupit.

Duke i’u referuar EMSC-së, tërmeti ishte në thellësinë 2 kilometra dhe është ndier po ashtu 12 km në afërsi të Vitisë.

Përveç Vitisë është raportuar se lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete tjera të Kosovës, por nuk ka pasur raportime për dëmtime materiale, në një kohë që nuk është përjashtuar paniku i krijuar te njerëzit.

Image

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *