Pasi e hoqi nga lista për kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, kryedemokrati Lulzim Basha, e ka caktuar në një tjetër post Gazmend Koduzin. Mësohet se Basha ka emëruar Gazmend Koduzin si Koordinator Kombëtar për Shëndetësinë.
Koduzi ishte në listën e Bashës për deputet kur u dorëzua në KQZ më 8 mars, por në modifikimet e bëra më pas, si nuk figuronte më pjesë e saj. Nuk dihen se cilat kanë qenë motivet apo reagimit i Koduzit.
Theksojmë se një pjesë të rëndësishme të emrave që Basha nuk i ka dhënë një vend në lista, ka zgjedhur që t’i emërojë ato si koordinator në PD. Më herët emëroi Eduard Halimin si koordinator i posaçëm i Partisë Demokratike për procesin zgjedhor, Xhemal Gjunkshin si koordinator për Sigurinë dhe Enno Bozdon si koordinator kombëtar për energjinë.