E rëndë/ Burri vret me thikë gruan në Fier, largohet nga banesa

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në qytetin e Fierit.  Burri ka vrarë gruan e tij me thikë dhe më pas është larguar me shpejtësi nga banesa. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sheq i Madh të Fierit.

Viktima është identifikuar si Irvana Medinaj, e cila është qëlluar nga burri i saj Demokrat Medinaj. Nuk dihet ende motivet që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet.

“Sot rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *