Vlorë/ Ditën e sotme është arrestuar 58-vjeçari S.GJ., pasi ka qëlluar me çifte gjahu për motive të dobëta shtetasin V.H., 55 vjeç, banues në Novoselë, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Lumi i Kripës”, në afërsi të fshatit Dëllënjë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte (të cilën ky shtetas e posedonte me leje). Shtetasi S. Gj., u shoqërua në Komisariatin e Policisë Vlorë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale hetimore.
/Priza.al/