Termometri shënon 47 gradë, Greqia gati të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme! Jep udhëzime të posaçme

Temperatura rekord gjatë gjithë javës në Greqi, arrijnë në 47 gradë në shumë zona qendrore.

Vala e nxehtë pritet të zgjatë gjatë gjithë kësaj jave, duke arritur temperatura rekord të 40 viteve të fundit. Ky fenomen tepër i rrezikshëm ka shkaktuar shqetësim të lartë aq sa qeveria greke është në gatishmëri të aktivizimit të situatës së jashtëzakonshme.

Nga sot dhe deri të enjten ka udhëzim të posaçëm për ndalimin e punës nga punëtorë që janë të ekspozuar në ambiente të jashtme, si në sektorin publik ashtu dhe privat, duke u fokusuar kryesisht në orarin 12.00-16.00.

Meteorologët kanë dhënë alarmin për favorizim të zjarreve masive, ndaj dhe zjarrfikësit janë në gatishmëri. Greqia ka pasur mbi 50 vatra zjarri si në pjesën kontinentale ashtu dhe në ishujt e vendit.

Ndërkohë banorët dhe turistët kanë pushtuar plazhet, ndërsa në qendrën turistike të Athinës shkrin asfalti nga orët e para të ditës.

Ministria e Energjetikës ka bërë thirrje për kursim të energjisë dhe përdorim të kujdesshëm të pajisjeve elektronike për të shmangur blackout.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *