“Pres me padurim që të zbuloj shtëpinë e re”, ambasada amerikane prezanton zv.ambasadorin e ri në Tiranë

Ambasada amerikane ka prezantuar sot zëvendësambasadorin e ri të SHBA-vë në Tiranë. Me anë të një njotimi në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut, ambasada bën me dije se bëhet fjalë për Demian Smith.

Ky i fundit mësohet se ka vizituar Shqipërinë si turist në vitin 1997, ndërsa tashmë do të ketë një rol të rëndësishëm. Diplomati mësohet se ka shërbyer në Tailandë, Serbi si dhe Indi.

MESAZHI I AMBASADËS SË SHBA

Bashkohuni me ne për të mirëpritur Zëvendës Ambasadorin tonë të ri, Demian Smith në Shqipëri! Z. Smith është një diplomat karriere, i cili e ka vizituar për herë të parë Shqipërinë si turist në vitin 1997 dhe thotë se është “i gëzuar për aventurën tonë të re, për rikthimin në Ballkan dhe pres me padurim për të zbuluar Shqipërinë, shtëpinë tonë të re”.

Ndërsa ne mezi presim që ai të rizbulojë mikpritjen e popullit shqiptar dhe miqësinë e ngrohtë midis amerikanëve dhe shqiptarëve. Mirësevjen në Shqipëri!

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *