Antonela ‘lan duart’ me Mevlanin, deklarata e saj çudit gjithë studion

Antonela “i ka larë duart” me Mevlanin! Këtë gjë e ka bërë të ditur në emisionin e ditës së sotme “Për’puthen”. Ajo nuk ishte e pranishme në studio, por ishte në një lidhje me “Skype”, kur tha se “nuk e njeh Mevlanin dhe Ledianën”.

“Kush janë ata se nuk i njoh?! I përshëndes të gjithë, edhe ata që më duana edhe ata që s’më duan”, tha Antonela, teksa Mevlani reagoi shumë i mërzitur.

Megjithatë, ajo ka bërë me dije se do të rikthehet në emision. Antonela tha se askush nuk ka shpëtuar nga ajo dhe se do të rikthehet.

“Nuk isha mirë, por do të rikthehem sigurisht, nuk shpëtuat nga unë”, tha Antonela.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *