Një yll i filmave për të rritur në Indi, Nandita Dutta, 30 vjeç është vënë në pranga pasi akuzohet se ka mashtruar disa vajza duke i detyruar të bëhen pjesë e filmave për të rritur dhe duke u premtuar një karrierë të sukseshme në Bollywood.
Ishin dy modele që ngritën denoncimin ndaj 30-vjeçares dhe e akuzuan atë se i detyroi ata të zhvisheshin para kamerës në Kolkata, Indi.
Njëra pretendon se ajo u detyrua të shfaqet në një video për të rritur në një hotel në New Town, ndërsa tjetra pretendon se ajo u detyrua të marrë pjesë në një xhirim nudo në një studio në Ballygunge.
Të dyja thanë se u ishte premtuar një karrierë në botën e aktrimit pas këtyre videove. Bashkë me Dutta-n, është vënë në pranga edhe bashkëpunëtori i saj Mainak Ghosh, 39 vjeç.
/Burimi TheSun/ përshtati në shqip Priza.al/