Rusia është një shtet i madh dhe i çuditshëm, ku në hapësirat e pamata dhe në qytetet e këtij vendin ndodhin nga të gjitha gjërat. Po ashtu, përveç klimës së ashpër në dimër, në këtë shtet të çuditshëm janë si njerëzit por edhe kafshët.
Në këtë video që po sjellim sot, tregohet momenti i frikshëm kur një arushë e arratisur nga një park zoologjik, ndjek një udhëtar në një rrugë të një qyteti rus në Siberi.
Arusha e frikësuar por dhe e pamësuar me ambientit ku ndodhej, e ndoqi qytetarin edhe pasi ajo u godit aksidentalisht nga një autobus, raporton “Daily Mail”.
Burri kishte qenë në një trotuar me dëborë duke bërë një telefonatë, kur kafsha e arratisur iu afrua papritur. Në fillim, udhëtari mbeti jashtëzakonisht i qetë ndërsa ariu femër qëndronte vetëm disa metra larg tij.
Por bisha e cila kishte ikur nga një kopsht zoologjik privat që konsiderohet si mjaftë i zymtë për kafshët pasi i përket një hoteli lokal, në Nizhnevartovsk, vendosi që të ndjekë udhëtarin që hasi në rrugën e saj.
Në këtë rast njeriu i tromaksur iku nga bisha, e cila e ndoqi menjëherë. Ai kaloi rrugën përpara një autobusi që po afrohej me shpejtësi, i cili goditi dhe plagosi ariun.
Pamjet gjithashtu treguan se udhëtarët në një stacion autobusi aty pranë, shpërndaheshin dhe shoferët ktheheshin në makinat e tyre, ndërsa ariu vrapoi drejt tyre.
Vendasit thanë se ariu i “frikësuar dhe i hutuar” ishte endur nëpër qytetin Siberian për një orë, apo më shumë para incidentit, pasi i kishte shpëtuar kafazit të tij të ngushtë.
Pasi mori një dëmtim të vogël, arusha u fsheh pas tubave të ngrohjes në një vend industrial, ku kafsha u rrethua nga policia e armatosur. Pronari i kompleksit hotelier nga ku u arratis kafsha, Anvar Agayev, i tha policisë se, ai nuk dëshironte që ariu të kthehej, dhe dha leje që kafsha të qëllohej.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/