Po peshkonte me gjenerator në lumin Drin, 56-vjeçarin e zë korrenti dhe ndërron jetë

Një 56-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Bulqizë, pasi e zuri korrenti, ndërsa po gjuante peshk me gjenerator në lumin Drin.

Viktima është identifikuar si  Ramazan Murrja, i cili ranë kontakt me rrymën elektrike, teksa po peshkonte në vendin e quajtur “Tre Çezmat”.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18.30, është dërguar në spitalin e Bulqizës pa shenja jete shtetasi R. M., 56 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se duke gjuajtur peshk në lumin Drin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *