KQZ ‘i krasit’ listën e kandidatëve për deputet të PD, i heq të tepërtit dhe e miraton për 25 prillin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listat shumë-emërore të koalicionin PD-Aleanca për Ndryshim, por e ka “krasitur” atë. Kjo sepse PD kishte dërguar 222 emra nga 153 që duheshin. KQZ kishte çuar në Elbasan 6 kandidatë më tepër, në Dibër 3, Fier 6, Berat 6, Durrës 6, Korçë 9, Kukës 6, Lezhë 3, Shkodër 9, Tiranë 9, Vlorë 6 dhe Gjirokastër 9 emra më shumë.

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ilirjan Celibashi tha se kjo nuk përbënte shkak për të mos miratuar listat.

“Kodi Zgjedhor përcakton saktë numrin e kandidatëve që duhet të paraqesë subjekti në çdo qark. Edhe pse lista në këtë rast nuk është në përputhje me Kodin, ne nuk jemi përpara rastit të refuzimit të kësaj liste. Por mund të aplikojmë sanksione sipas ligjit për këtë subjekt.  Nuk jemi në kushtet për të refuzuar listën”, tha Celibashi.

Celibashi miratoi listat shumë-emërore të PD, për çdo qark duke miratuar numrin e nevojshëm të kandidatëve që duhet për çdo qark duke i larguar kandidatët e tepërt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *