Disidenti bjellorus ndihmonte bashkatdhetarët të arratiseshin, gjendet i varur në një park të Ukrainës

Drejtuesi i një organizate që ndihmonte bjellorusët të ikin nga persekutimi i regjimit të Lukashenkas, është gjetur ditën e sotme i varur. Drejtuesi i grupit është identifikuar si Vital Shyshou, i cili u gjet i varur në një parkun Kiev, pranë shtëpisë së tij në Ukrainë.

Policia ukrainase po i heton të gjitha mundësitë, ndërsa dyshojnë për një vrasje të mundshme i cila mund të jetë maskuar si vetëvrasje.

“Qytetari bjellorus Vital Shyshou, i zhdukur dje në Kiev, u gjet i varur sot në një nga parqet e Kievit, jo shumë larg vendbanimit të tij”, thuhej në deklaratën e policisë.

Vital Shyshou ditën e djeshme ishte raportuar nga shokët e tij i humbur pasi kishte dalë për vrap dhe nuk ishte kthyer më. Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes kishin gjetur telefonin celular të Shyshou dhe gjëra e tij personale.

Ukraina, Polonia dhe Lituania janë bërë vende strehimi për bjellorusët që kundërshtojnë Lukashenkan. Kujtojmë që ditën e djeshme atletja bjelloruse, Krystsina Tsimanouskaya që po merrte pjesë në Lojërat Olipmpike në Tokio është pajisur me vizë qëndrimi nga Polonia pasi kërkoi azil politik menjëherë pas kërcënimit që mori nga autoritet e vendit të saj. Tsimanouskaya i kërkoi mbrojtje Komitetit Olimpik Kombëtar pasi kishte frikë për sigurinë sepse Federata e saj dha urdhrin që të largohej nga Japonia pasi atletja kishte kritikuar trajnerin e saj për neglizhencë. Federata e saj e dërgoi me forcë në aeroportin e Tokios, Haneda për ta larguar nga Japonia.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *