“Daily Star” publikoi një renditje të pronarëve të klubeve më të pasur në botë. Midis tyre është një financier gjerman dhe një fytyrë tjetër e njohur nga Bundesliga. Ja klasifikimi me rend zbritës, nga i dhjeti tek i pari:
10. Robert Kraft (New England Revolution): 7.03 miliardë euro – CEO i grupit “Kraft” është përfshirë në biznesin e pronave të paluajtshme për të financuar klubin e MLS, New England Revolution. Gjithashtu, ai është pronar i klubit të NFL, New England Patriots.
9. Zhan Jindang (Inter): 8.91 miliardë euro – Një nga njerëzit më të pasur në Kinë bleu Interin nga ish-presidenti Moratti. Miliarderi zotëron një nga kompanitë më të mëdha të tregtisë elektronike.
8. Nasser Al-Khelaifi (Paris Saint-Germain): 9.37 miliardë euro – Pronari i grupit të Investimeve në Katar dhe i “bein Sports” e ka kthyer PSG-në në një fuqi europiane. Pas keqkuptimeve të “fair-play financiar”, ai tani është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
7. Stan Kroenke (Arsenal): 10.55 miliardë euro – Ka spikatur me investime të mëdha vitet e fundit. Sidoqoftë, kohët e fundit, suksesi sportiv ishte më i madh në NFL me L.A.Rams.
6. Philip Anschutz (LA Galaxy): 11.72 miliardë euro – Njeriu që mori në MLS David Beckham, Steven Gerrard dhe Zlatan Ibrahimovic, ndër të tjerë.
5. Roman Abramovich (Chelsea): 14.06 miliardë euro – E mori drejtimin e bluve të Londrës më 2003 dhe e transformoi klubin deri në fitimin e Ligës së Kampionëve. Një nga “pionierët” e lartësimit të skuadrave të sotme, super investitor i të gjitha llojeve.
4. Dietmar Hopp (TSG Hoffenheim): 15.23 miliardë euro – Njeriu i tetë më i pasur në Gjermani ka financuar Hoffenheim që nga viti 1990. Më 2015 u bë aksionari më i madh dhe kështu pronari i parë privat i një klubi të Bundesligës në histori.
3. Familja Agnelli (Juventus): 16.40 miliardë euro – Juventusi pa familjen Agnelli? E paimagjinueshme! Grupi gjigant italian është në pronësi të bardhezinjve që nga viti 1947, e financon me zell “Zonjën e Vjetër” nga milionat e FIAT-it.
2. Dietrich Mateschitz (RB Leipzig, Red Bull Salzburg, New York Red Bulls): 22.26 miliardë euro – Kush do ta kishte menduar? Manjati i Red Bull, Dietrich Mateschitz është një nga pronarët e klubeve më i pasuri në botë.
1. Sheich Mansour bin Zayed Al Nahyan (Manchester City): 23.43 miliardë euro – Sheiku Mansour, një nga donatorët më aktivë në futboll, shihet rrallë në ndeshjet lokale. Paratë e hedhura te “qytetarët”, sidomos në kohën e drejtimit teknik të Guardiolës, nuk kanë limit. Suksesi i jep atij të drejtë, por ende nuk e ka fituar dot Champions League.
/Burimi: DailyStar/ përshtati në shqip Priza.al/