Flakët po avancojnë edhe në drejtim të fshatit “Asim Zeneli”.

Për riaktivizimin e vatrave të zjarrit në Gjirokastër ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili thekson se si pasojë e erës, situata po agravon dhe zjarri është shume pranë banesave.

“Në Bashkinë Gjirokastër, është shfaqur një tjetër vatër zjarri e rrezikshme në Njësinë Administrative Lunxhëri – Antigone, ku si pasojë e erës situata është agravuar dhe zjarri është shumë pranë banesave. Në vendngjarje po punojnë strukturat e mbrojtjes civile. Gjithashtu në mbështetje kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura. U bëjmë thirrje banorëve të jenë bashkëpunues me strukturat shtetërore për të zbatuar urdhërin e evakuimit”, shkruan ministri.

/Priza.al/