‘Vazhdojnë papushim operacionet e shuarjes së zjarreve’/ Rama shpreh ngushëllimet për familjen e Andrea Haxhiaj

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video teksa forcat e emergjencave civile vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në Gjirokastër.

Po ashtu kryeministri ka shprehur ngushëlliimet edhe familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër.

Postimi në Facebook

Vazhdojnë papushim me mundin e sakrificat e forcave të emergjencave civile e të atyre të ushtrisë, operacionet tejet të vështira të shuarjes së zjarreve, të cilat janë përhapur si epidemi në krejt vendet e Mesdheut e jo vetëm. Ngushëllime vëllazërore familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër…
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *