I nxehti me origjinë afrikane do të vijojë edhe gjatë ditës së mërkurë mbi territorin e vendit tonë.
Kështu moti do të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare gjatë mesditës, si dhe prani të grimcave të pluhurit e rërës në lartësi.
Era, do të fryjë nga kuadrati i Jugut e lehtë, me tendencë forcimi deri mesatare përgjatë bregdetit, pasdite dhe në mbrëmje.
Temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta në:
Zonat malore, 18°C deri në 36°C
Zonat e ulëta, 21°C deri në 40°C
Zonat bregdetare, 24°C deri në 38°C
/Priza.al/