Policia Lezhë ka shpallur në kërkim një 33-vjeçar i cili dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një 60-vjeçari. Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Shënkollë ndërkohë që 60-vjeçarit drejt të cilit u qëllua më armë, është banues në Fushë Kuqe të Kurbinit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 gëzhoja.
Autori më pas është larguar menjëherë me automjetin e tij. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një shtetasi, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia. Më datë 03.08.2021, në fshatin Shenkollë, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.N., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit P.T.,60 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.
Shtetasi F.N., është larguar menjëherë me automjetin e tij. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit F.N., 33 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 gëzhoja. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
/Priza.al/