Zjarri ka përfshirë disa vende në Kosovë dhe mëngjesin e sotëm është shënuar viktima e parë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Novosellë të Malishevës. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës viktima është asfiksuar teksa ka shkuar në stallë për të fikur flakët.
Viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte dërguar pa shenja jete në qendrën mjekësore të Malishevës ku fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Në Kosovë aktualisht janë 4 vatra zjarri aktive në rajonin e Prizrenit, Suharekës, Ferizajt dhe Rugovës.
Në këtë rajon flakët janë në afërsi të banesave dhe rrezikojnë që ti djegin ato, ndërkohë që deri mbrëmë bëhet me dije se asnjë ekip i zjarrfikësve nuk ka shkuar në vend.
/Priza.al/