Teksa Luiza Gega pritet që sot të thyejë rekord, Tokio shkundet nga një tërmet i fuqishëm

Lëkundje të fuqishme toke janë ndjerë në Tokio, vendi nga i cili e gjithë bota ka drejtuar sytë për të parë Lojërat Olimpike.

Lëvizjet e tokës kanë shkaktuar panik tek sportistët dhe gazetarët. Tërmeti me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter kishte thellësi prej 30 kilometrash, por nga autoritetet vendase nuk është dhënë ende asnjë alarm për cunam.

Japonia ndodhet në majë të pllakave tektonike konvergjente dhe për këtë arsye vendi ka ndërmarrë të gjithë masat për të mbrojtur mbi të gjitha fshatin olimpik, i cili ka një mur për të ndaluar cunamit që mund të shkojnë deri në 6.5 metra.

Kujtojmë se ditën e sotme, atletja me origjinë shqiptare Luiza Gega pritet garojë për të thyer rekord. Ajo është sportistja e parë shqiptare që arrin të kualifikohet në finalen e një evenimenti si Lojërat Olimpike.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *