I moshuari 72-vjeçari nga Pogradeci kishte ‘depo armësh’ në banesë, arrestohet në flagrancë

Policia e Pogradecit ka arrestuar 72-vjeçarin Feridon Kuqo të cilit i janë gjetur në banesë një automatik, një armë gjahu, dy karikatorë dhe municion luftarak.

Mbi 72-vjeçarin Feridon Kuqo rëndon akuza për veprën penale ‘Armëmbajtja pa leje’.

Njoftimi i policisë:

“Forcat e policisë, gjatë kontrollit të ushtruar i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke, dy karikatorë automatiku dhe një sasi municioni luftarak, të cilat ky shtetas i posedonte pa leje. Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., për veprën penale Armëmbajtja pa leje”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *