Investigim i ‘Priza.al’/ Zjarre dhe viktima! Ja cilës kompani Mimi Kodheli, i fali aeroplanët që mund të fiknin vatrat…

Këto 10 ditët e fundit kur Shqipëria po përcëllohet nga flakët në Veri e Jug të vendit dhe e gjithë situata po përballohet me ushtarë që fikin zjarret me degë pemësh dhe me vetëm 3 helikopterë që hedhin ujë me kova, ka lindur debati për mungesën e mjete fikëse.

Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se një pjesë e helikopterëve janë me defekte në motorë dhe nuk mund të fluturojnë.

Por pak kush e di se Shqipëria deri disa vite më parë kishte një flotë prej të paktën 10 aeroplanësh “kaçator” (më motorë mekanik me helikë) të tipit “AN-2”, të përshtatshëm për fikje zjarresh.

File:Albanian Air Force Nanchang Y-5 Lofting-2.jpg

Për shumë kohë flota e 11 aeroplanëve u mbajt e magazinuar në hangarët e ish-aerodromit të Laprakës në Tiranë.

Më pas disa prej këtyre aeroplanëve, më saktë një skuadrilje prej 3 mjetesh u nisën në fillim të viteve 2000 për në bazën e Kuçovës, ku falë një financimi të Bankës Botërore, këta 3 aeroplanë u riparuan dhe u përshtatën nga përdorimi fillestar si aeroplanë ushtarak transporti të lehtë, ose aeroplanë desantues, në aeroplanë spërkatës për bujqësinë.

Aircraft Photo of 12 | Nanchang Y5 | Albania - Air Force | AirHistory.net #337032

Përdorimi i “Balonave Spërkatëse”

Edhe më herët, gjatë kohës së komunizmit, një pjesë e skuadriljes prej 12 “AN-2” që ishin të dislokuar në Laprakë, kishin si destinacion përdorimi spërkatjen e tokave, dhe njiheshin ndryshe edhe si “Balonat Spërkatëse”.

Por me financimit e BB-së në vitet 2000, 3 të parët nga flota e mbetur prej 11 aeroplanësh, u ripërshtatën si të tillë. Edhe pse nuk u përdorën nga shteti ynë, për mungesë fondesh për karburantin, ata ishin të përshtatshëm dhe mund të modifikoheshin edhe si aeroplanë zjarrfikës.

Pin on Albanian Armed Forces

Në ndryshim nga aeroplanët zjarrfikës modern, ose nga hidroplanët e mëdhenj “Canadair” që mbushen duke u ulur mbi sipërfaqen e ujit, këta aeroplanë mbushjen duhet ta bënin nga toka, pra në aeroport ose në fushën e uljes.

Edhe gjatë komunizmit, ata mbanin në bordin e tyre një depozitë të çmontueshme gome që mbushej me ujë ose solucion spërkatjeje dhe shkarkohej mbi fusha mekanikisht nëpërmjet një mekanizmi të montuar poshtë krahëve fundorë të biplanit.

Albanian Air Force

Por këto mjete, të paktën 6 prej tyre dhe jo më e gjithë flota, ishin të riparuar dhe mund të përdoreshin edhe si aeroplanë zjarrfikës, propozim ky që ishte bërë edhe nga stafi dhe ekuipazhet e ish-bazës së Laprakës.

Por duket se këta aeroplanë ishin një “llokmë” e mirë si për ministrinë e Mbrojtjes që i kishte në inventar, ashtu dhe për një kompani private të sapokrijuar në Shqipëri, për shërbime të ndryshme ajrore.

Y-5 Albanian Air Force | Tirana-Rinas, 26 April 2007. Severa… | Flickr

Duket se kjo e fundit ua vuri syrin “kaçatorëve” që ishin magazinuar në një prej hangarëve ushtarak të Rinasit dhe me lobimin e duhur pranë ministres së Mbrojtjes së asaj kohe, kërkuan marrjen e këtyre mjeteve.

Nanchang Y-5

Si u bë prerja e aeroplanëve dhe cilësimi i tyre “për skrap”

Burime parë regjimentit ushtarak ajror të Rinasit i kanë thënë “Priza.al”, se në vitin 2015 me urdhër të ish-ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, erdhi vendimi që aeroplanët ushtarak “MIG” dhe “AN-2” që ishin të magazinuar në hangarët e bazës (foto ekskluzive), do të çmontoheshin dhe do të priteshin për tu shitur për skrap.

Por në një kohë që pjesët e avionëve “MIG” u prenë dhe u nisën drejt kombinatit metalurgjik të Malit të Zi, pasi ishin alumin, me aeroplanët kaçator, pra me “Antonov 2” që ishin të paktën 6 në gjendje pune dhe të riparuar më parë në uzinën ushtarake të Kuçovës (nga projekti i BB), u bë një tjetër lojë.

Albania, 2017

“’Antonov-ëve’ duket se ua kishte vënë syrin një kompani private ‘Shega-Air’ që përdor edhe Rinasin për parkimin e mjeteve të saj, dhe pasi ka marrë ‘ok-ein’ te ministrja Kodheli, solli mekanikët e saj këtu në basë dhe i çmontuan duke na thënë se do shkojnë për skrap… Ata janë çmontuar dhe u ngarkuan në kamionë të mëdhenj dhe ku dihet se ku janë magazinuar, për t’u lyer dhe për t’u përdorur nga privati dhe për t’u dhënë me qira te shteti ynë që nuk diti ti mbajë”,- tha një oficer i Regjimentit të Rinasit për “Priza.al”.

12 | Nanchang Y-5. Repart i Ushtarak 3360. Tirana - Rinas. 1… | Flickr

Nga fotot ekskluzive që “Priza.al” disponon dhe që i përkasin operacionit të vitit 2015, shikohet qartë se si aeroplanët kaçatorë të magazinuar në Rinas, “AN-2” janë çmontuar ose prerë dhe më pas janë ngarkuar në kamionët e kompanisë private që i ka blerë ata me çmim “skrapi” dhe tashmë mund t’i vërë me pak kosto në përdorim.

No description available.

 

Këta aeroplanë, sipas të gjithë ekspertëve të aviacionit, janë të përshtatshëm për t’u kthyer në aeroplanë zjarrfikës dhe janë tepër komod dhe praktik për kushtet e fluturimit në vendin tonë, si dhe të aftë të ulen edhe në fusha me bar me gjatësi deri në 400 metra.

Të shpresojmë që edhe kompania private që i ka “përlarë” për një “copë bukë” ti vërë në përdorim për këtë qëllim dhe le t’ja ofrojë me qira shtetit shqiptar që sot nuk ka në gatishmëri asnjë helikopter për fikjen e zjarreve.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

31. Albania Air Force. Many thanks to Claudio Toselli. | Flickr

/Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *