Atletët australianë dëmtuan shtretërit në dhomat e hotelit të fshatit olimpik ku qendroni dhe bënë një vrimë në një mur para se të largoheshin, thotë komiteti olimpik i vendit.
Gjithashtu 49 sportistë nga Australia dhe Zelanda e Re treguan “sjellje të papranueshme” gjatë fluturimit për në shtëpi, shtuan zyrtarët duke konsumuar alkool dhe duke shqetësuar udhëtarët e tjerë.
Sportistët kishin konsumuar shumë alkool dhe bënin gjeste të pahijshme në avion, ndërsa njëri prej tyre kishte vjellë në tualet duke e bërë të papërdorshëm për 10 orë udhëtim. Vetë kuzhinieri i ekipit të Australisë e quajti të papranueshme sjelljen e sportistëve duke u shprehur:
‘’Unë jam shumë i zhgënjyer sepse disa njerëz po shkatërrojnë reputacionin e një ekipi shumë të fortë, një ekip që na përfaqëson këtu me krenari të madhe. Anëtarët e ekipit ishin shumë të dehur, nuk iu përgjigjën kërkesave të ekuipazhit të kabinës dhe shqetësuan pasagjerët e tjerë”, tha Ian Chesterman.
Ndërkohë, kompania e fluturimeve Japan Airlines ka bërë një ankesë zyrtare drejt komitetit olimpik australian teksa kjo çështje ka marrë përmasat e një skandali në Australi dhe më gjerë.
/Burimi: BBC/ përshtati në shqip Priza.al/